[sgmb id=”1″]
Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim
Vijon puna nga Strukturat e Policisë për kapjen e personave në kërkim
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u kapën dhe u arrestuan shtetasit e shpallur në kërkim :
A.P, 33 vjeç, banues në fshatin Shëlli-Mat, (i dënuar më parë).
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi ky shetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndaj këtij shtetasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Mat me vendim Nr 36, dt.12.09.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga 130/a.4 i Kodit Penal.
____
Xh.Xh, 64 vjeç, banues në Suç-Klos.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është person nën hetim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parshikuar nga neni 88 i Kodit Penal, pasi me datë 27.07.2017 ky shtetas gjatë një konflikti për motive pronësie në fshatin Suç, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin N.R.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, për këtë shtetas ka caktuar masen e sigurise “Arrest në burg”.