Loading...

Eugena Tomini: Pritet vjeshtë e vështirë, por…

Specialistja e ISHP, Eugena Tomini, foli për situatën e krijuar në vend nga kornavirusi. Tomini deklaroi se ka një trend në rritje të infektimeve, me një intensitet që përvijon nga 100-150 raste në ditë.

Tomini gjithashtu theksoi se janë evidentuar edhe raste infektimi në grupmoshat e reja, duke shtuar se këta të fundit po tregojnë neglizhencë ndaj Covid-19.

Sa i përket asaj që mund të ndodhë në vjeshtë, kur do të jetë i pranishëm edhe gripi stinor, specialistja e ISHP tha se pritet një situatë e vështirë, por që të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe do të bëjnë gjithçka për të bërë të pamundurën të mundur.

Pjesë nga intervista:

Si është situate aktuale me koronavirusin?

Kemi një trend të lartë të përhapjes së virusit. Kemi një intensitet që përvijon me nga 100-150 raste në ditë. Janë evidentuar që kemi dhe raste në grupmoshë të re. të rinjtë po tregojnë një neglizhencë ndaj masave të koronavirusit.

Cfarë po ndodh me ata që shërohen dhe më pas ndërrojnë jetë?

Sa i përket ecurisë klinike të rasteve nuk e ndjek, duhet të flasin specialistët. Negativizimi i pacientëve është dicka që bëhet nga mjekët që e kanë ndjekur. Janë elementë klinikë që duhen vlerësuar vetëm nga mjekët që ndjekin rastet. Por duhet theksuar se koronavirusi është shumë tinëzar. Janë ca elementë që mbase do vlerësohen pasi të ketë mbaruar pandemia, për të hedhur dritë mbi rastet.

Pacientët me Covid po trajtohen vetëm në dy spitalet Covid-1 dhe Covid-2?

Absolutisht që kemi pacientë që po trajtohen në këto dy spitale, kemi pacientë të konfirmuar Covid-19 që janë simptomatikë të lehtë apo asimptomatikë, që po ndiqen nga mjekët e familjes në shtëpi.

Po në spitalet rajonale po trajtohen pacientë?

Nuk kemi trajtim të rasteve me simptoma të lehta apo asimptomatikë në këto spitale.

Po vazhdon të aplikohet serologjikja?

Testimet serologjike janë duke u përvijuar, së bashku me testin PCR. Po ashtu, vijojnë edhe procedurat për trajtimin me plazmën e gjakut të pacientëve me koronavirus.

A keni frikë që në vjeshtë virusi të jetë më agresiv dhe të kemi më shumë vdekje e infektime?

Nuk mund të flas në emër të frikës, pasi për mjekët frika nuk ështe element i tyre. Vërtet Covid gjunjëzoi të gjithë, por dua të them që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballur situatën. Sigurisht që do të ketë vështirësi. Nuk mund ta mohojmë që do të ketë vështirë, por e pamundura do të bëhet e mundur. Do të jemi të gjithë në gatishmëri për të raportuar të gjitha rastet, deri në nivele madhore. Sigurisht që do të përballemi me problemet respiratore, por edhe me Covid njëkohësisht. Shpresojmë që të gjithë bashkë t’ia dalim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com