Loading...

Tre ditë pas kthimit nga Anglia emigrantit i vj edhin shtëpinë: ‘Më kanë thyer shtëpinë, më kanë vjedhur paratë’

Tre ditë pasi u kthye nga Londra, maksat i hynë në shtëpi dhe i grabitën një shumë të mëdha parash, si dhe sende të tjera me vlerë.

Emigranti Elton Toromani ka folur pas ngjarjes, të cilën e konsideron shokuese.

Ai thotë se ha jdutët i kanë thyer edhe derën kryesore të banesës, në një lagje të Elbasanit.

“Dje në orën 09:15 më ka ndodhur një rast sho kues, më kanë thyer shtëpinë, më kanë vjedhur paratë. Shtëpia ka qenë vetëm, por ka shkuar mami dhe e ka parë që është vjedhur shtëpia”, tha ai.

Ndërkohë, veç parave dhe sendeve me vlerë, i është vj edhur edhe një ar më, të cilët ai thotë se ka qenë me leje në emër të babait. “Kur ka shkuar mamaja në shtëpi, çdo gjë ka qenë e shkatërruar”, u shpreh emigranti për neës 24.

Lidhur me ngjarjen, Elton Toromani ka bërë denoncimin në polici, dhe thotë se ai dhe familja presin që të zbardhet sa më shpejt ngjarja.

Ha jdutët kanë thyer derën kryesore, kanë kontrolluar të gjitha dhomat, duke shkatërruar çdo gjë thotë, ai, ndërsa nuk është hera e parë që emigrantët të bien pre e grabitjeve të tilla, kur kthehen në vendlindje.

Toromani thotë se i kanë marrë të gjitha paratë që kishte në banesë, edhe ato në valutën britanike, si dhe bizhuteri. Ai shprehu habinë që hajdutët kishin gjetur dhe qindarkat nëpër sirtare.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com