Loading...

Aksident i rende ne itali vdes 17 vjecari,dy persona te tjere ne spital.

Një 17 vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident tragjik në Piacenza të Italisë. Makina tip “Golf”, doli nga rruga në Rivergaro në mesnatë dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një shtëpie.

I riu ndërroi jetë sot në spital ndërsa dy personat e tjerë që udhëtonin në makinë kanë shpëtuar.

Të tre të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan media italiane. Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç dhe 20-vjeç. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhet ende me dije.

Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.

Drejtuesi i makinës tip “Volksëagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarit nga makina. Autoritet italiane vijojnë hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com