Loading...

Opinion/ Duke tentuar t’i shmangim fëmijët nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen!

Edmond Bejtaj

Im bir i mbaroi studimet dhe prandaj kjo që do them mbase do tingëllojë krejt subjektive, sidoqoftë kam bindjen se për fëmijët mësimi duhet zhvilluar nëpër shkolla megjithë situatën që sipas shumë opinioneve konsiderohet e papërshtatshme, ngaqë besoj se duke i mbajtur fëmijët larg tyre me mësimin online, pra duke tentuar t’i shmangim nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen, sepse do i privojmë prej kënaqësive unike që të jep ai planet që quhet shkollë, i cili shijohet vetëm duke shkelur në të, pra duke njohur shokët e klasës dhe të bangës, figurën e jashtëzakonshme të mësueses, dërrasën e zezë dhe emocionin që të jep e shkruara në të, zërat që mbushin klasën dhe korridoret, librat dhe fletoret, notat dhe vlerësimet me lapsin e kuq, përkëdheljen e kokës dhe qortimet, zilen që lajmëron pushimin dhe përfundimin e mësimit, rrugën e kthimit për në shtëpi, e natyrisht edhe sytë e prindit kur të pyet – Çfarë more sot në shkollë, të keqen babi ?

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com