Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që ia ka nisur Ministrisë së Arsimit, për zbatim.
Hapja e shkollave që nis në 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë dhe 14 shtator, për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë, do të shoqërohet me masa konkrete:
Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri-tjetri.
Nxënësve do iu matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, do të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.
Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.
Nxënësit duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim, ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve.
/NOA.al