[sgmb id=”1″]
Punimet në parlament kanë vazhduar deri në orët e para të ëngjesit dhe, pavarësisht orarit, nuk kanë munguar replikat. Ka qenë kreu i opozitës, Basha, ai që me jë fjalim të gjatë i ka drejtuar pyetje dhe i ka kërkuar llogari kreut të mazhorancës, Rama.
Basha e ka akuzuar kryeministrin se erdhi në pushtet duke bërë aleancë me krimin dhe qelbësirat. Kreu i opozitës gjithashtu ka thënë se më parlament ka akoma kriminelë të cilët kanë gënjyer me formularët e dekriminalizimit.
“Nuk kam nevojë ta përmbledh në 10 pika, se kush janë ndryshimet e mëdha mes 2013 e 2017. Ato i di unë, i di ti, i dinë të gjithë në këtë sallë, i dinë të gjithë Shqiptarët. Në 2013 ti erdhe në pushtet me krimin, me aleancën e krimit apo sic e thanë analistët të cilët për arsye jo kaq misterioze mbajnë gjithmonë ison tënde, me aleancën e qelbësirave. Dhe kjo degjeneroi me kriminalizimin e plotë të shtetit. Kush i solli kriminelët në Parlament? Falë ligjit të dekriminalizimit që PD dhe unë të detyruam ta pranoje disa nuk i ke më këtu. Por ke të tjerë këtu, që kanë gënjyer në formularët e dekriminalizimit dhe që do të përballen me pasojat politike dhe kriminale të këtyre akteve, sikurse ke ushtarë të mafies dhe të drogës që nuk i lidh asgjë me PS.” – tha Basha ndër të tjera.