Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë.
Bëhet me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës.
Ambasada njofton se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]
Emër mbiemër Adresën e saktë të banimit Kodin postar Numrin e celularit Foto të kuponit të aplikimit
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”. /noa.al