Loading...

Monika Kryemadhin me Baba Mondin në Tomorr: Covid-i mundet me oksigjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është bashkuar pelegrinazhit që mbahet në malin e Tomorrit, këto ditë fund gushti.

Prej andej ajo ka ndarë një fotografi me kreun e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj, apo siç njihet ndryshe si Baba Mondi.

Kryemadhi jep një mesazh, duke shkruar, “Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”

Prej vitesh në teqenë e Kulmakut që ndodhet në malin e Tomorrit, shkojnë me qindra mijëra pelegrinë, të cilët kalojnë natën në mal në çadra dhe kampingje të improvizuara.

Ata luten në teqe dhe pranë varrit të Abaz Aliut për shëndet dhe mbarësi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com