Një furgon ka përfunduar i përmbysur në mes të autostradës Fier-Vlorë.
Aksidenti u shënua paraditen e sotme, pranë rrethrrotullimit të Panajasë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i furgonit që transportonte mallra.
Paraprakisht dyshohet se furgoni është përplasur me ndarësen e autostradës, duke u përmbysur në rrugë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që si pasojë e aksidentit u krijua trafik në autostradën që lidh me qytetin bregdetar. /noa.al