Pasditja e kësaj të shtune e ka gjetur zonën e Kosturit në Greqi nën pushtetin e breshërit.
Sa një top tenisi, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Më së shumti janë dëmtuar panelet diellore dhe xhamat e makinave.
Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja e 15 gushtit edhe në veri të Greqisë.
Në këtë zonë ka pasur shira, breshër dhe erë të fortë. /noa.al/