Loading...

Ha kmarrja mes dy familjeve/ Zh duket pa lënë gjurmë një 21-vjeçar

Zh duket pa lënë gjurmë një 21-vjeçar nga Burreli. Alarmin e ka dhënë nëna e tij, e cila thotë që prej 10 ditësh nuk kanë asnjë lajm për vendndodhjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli.

Ndonëse kanë bërë de noncimin në po lici para 10 ditësh, për të riun nuk ka asnjë të dhënë.

Mësohet se 21-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga po licia për kanosje, pasi kishte tentuar të vr iste shtetasin Mariglen Hoti.

Familja ku i riu bën pjesë ka një histori gja kmarrje me një tjetër familje në Burrel.

Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë. Po ashtu në 2016-ën të riut i është zh dukur edhe kushëriri pa gjurmë.

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli.

Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe dj egia në makinë në Britani e shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012, raporton ‘Balkan web’. Për vra sjen e Hoxhës është dënuar me bu rg përjetë Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan el iminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com