Loading...

Uragani Irma ‘prek’ Florida-n

[sgmb id=”1″]

Shkulmet e para të erës dhe reshjet sporadike nga uragani Irma, kanë mbërritur në bregdetin e Floridës, ndërsa stuhia kolosale i drejtohet me vrull Shteteve të Bashkuara.

Uragani me erëra me shpejtësi 200km në orë, po kalon përgjatë bregut verior të Kubës dhe është ulur në kategorinë e tretë, por meteorologët presin që stuhia të rimarrë fuqi, ndërsa udhëton drejt SHBA-ve.

Urdhërat për evakuim iu dhanë 6,2 milionë banorëve, më shumë se çereku i popullsisë së këtij shteti amerikan.

Të shtunën pasdite, guvernatori i Floridës, Rick Scott tha se koha për evakuimin kishte kaluar dhe se tashmë, kushdo që ka mbetur në zonat e rrezikuara, duhet të gjejë strehë.

Aktualisht Irma po kalon mbi Kuba, ku pamjet e transmetuara nga televizionet vendase, shfaqin furinë me të cilën ajo po godet ishullin.

Para se të mbërrinte në Kuba, Irma dërrmoi Karabiet, ku shkaktoi të paktën 24 viktima dhe shndërroi ishuj të tërë në gërmadha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com