Shalqini është mjaft i preferuar në verë, për shkak se stimulon ndjesinë e freskisë dhe hidraton. Por nëse këtë gjë e kemi ditur, ka shumë e shumë arsye të tjera, të cilat do na bindin më shumë që ta konsumojnë.
Shalqini përbëhet në masën 95% nga uji dhe kjo bën që të shuajë etjen dhe ka një veprim të mirë diuretik. Pavarësisht shijes së ëmbël, shalqiri ka sasi të pakët sheqeri rreth 5% dhe ësht, në mesin e frutave të pasura me pulpë me më pak kalori nga të gjitha: 100 gram shalqi kanë vetëm 16 kalori .
Është gjithashtu i pasur me një sërë vitaminash, që nga A, beta-karoten, C, B1 dhe B6 dhe minerale si kaliumi dhe magnezi, çka e bënë shumë të dobishëm për mposhtjen e lodhjes për shkak të nxehtësisë. Këshillohet veçanërisht për sportistët, pasi mbron nga ngërçet muskulore.
Shalqini përmban gjithashtu në sasi më të vogla kalcium, fosfor dhe elementë të tjerë gjurmë thelbësore si hekuri, zinku dhe mangani, si dhe ka veti kundër stresit. Një studim i kohëve Universiteti Juntendo i Tokios, zbuloi efektivitetin e likopenit që gjendet tek shalqini në mbrojtjen e mushkërive të atyre që pinë duhan ose të atyre që jetojnë në zona me një shkallë të lartë ndotjeje.
Si dhe kur ta përdorim shalqinin
Për të përfituar më shumë nga vetitë e tij , është e rëndësishme të shijoni shalqinin në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur të ditës:
– Idealja është ta hani si një vakt të lehtë.
– Asnjëherë mos e konsumoni në fund të një vakti, sepse përmbajtja e tij e lartë e ujit do të vështirësojë tretjen.
– Nëse është e mundur, shmangni konsumin e tij në mbrëmje, sepse efekti diuretik mund t’ju shqetësojë gjatë natës.
– Mos përtypni farat: ato mund të shkaktojnë dhimbje të bezdisshme të zorrëve. /noa.al