Loading...

Covid-19 prek ekipin e Barcelonës

Dy ditë përpara sfidës kundër Bayern Munich, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, Covid-19 prek ekipin e Barcelonës. Një lojtarë ka rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtrua, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi spanjoll. Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për një lojtar titullar apo për një rast që mund të vendos në dyshim këtë finale të parakohshme.

Vetë klubi i Barcelonës ka saktësuar se bëhet fjalë për një nga lojtarët e rinjë që ishte afruar me ekipin e parë për të përgatitur këtë sfidë. Lojtari nuk ka asnjë simptomë, gëzon shëndet të mirë edhe është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij. Të gjithë personat që kanë pasur kontakte me lojtarin në fjale po monitorohen për t’iu nënshtruar më pas testit, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit të Barcelonës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com