Loading...

Çfarë ndodh me drogën që sekuestrohet nga policia? Saimir Tahiri na shuan kuriozitetin.

[sgmb id=”1″]

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i ftuari i parë i spektaklit ‘Xing me Ermalin’ për sezonin e ri televiziv dhe si kurrë më parë, jo në një deklaratë për shtyp, Tahiri foli për dorëheqjen e tij të dyshimtë nga posti i ministrit. I pyetur me humor nga moderatori Ermal Mamaqi se me çfarë e kishin gënjyer që të jepte dorëheqjen, Tahiri u përgjigj: ‘Shumë gjëra… E hëngra!

‘Po them që ia vlejti.’-vijoi më tej Tahiri. Ndërsa përsa i përket përjetimeve të tij pas prezantimit të qeverisë së re Rama ku mungesa e Saimir Tahirit u diskutua gjatë, ai u shpreh: ‘E mora kështu siç më sheh. Tani mos prit që të them s’ka problem se jeta vazhdon, por mirë është edhe kështu.’ Ish-ministri, që siç rikujtoi Mamaqi ishte trumbetuar për arritjet e tij, rrëfeu se kishte një ndjesi që nuk do të ishte pjesë e qeverisë së re dhe nuk arriti dot ta fshihte zhgënjimin, pavarësisht faktit që u mundua ta kalonte këtë me batuta humori. ‘Kisha një ndjesi, por nuk është dhe aq e rëndësishme kjo kur je në politikë, por gjithësesi, është e rëndësishme.’-u shpreh Tahiri duke buzëqeshur.

Përsa i përket planeve të reja profesionale, ai rrëfeu se tashmë do të duhej t’i provonte vetes se gjërat ecin edhe pa pasur detyra të larta si ajo që kishte. I ngacmuar nga moderatori Ermal Mamaqi nëse ka ndërmend të krijojë një parti të vetën, ish-ministri tha: ‘Nuk kam plane të tilla, por duhet parë parlamenti dhe të fokusohem mirë atje. Dhe të shoh edhe pak veten time se për tre vite e gjysmë, e lashë pak veten pas dore.’ Ndërsa për qeverinë e re Rama, Tahiri u shpreh se i bëhej qejfi për kolegët dhe se qevera e re kishte mundësi të mirë për të bërë gjëra, nëse nuk e humb shansin.

Krahas disa detajeve për jetën private, në studion e emisionit ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, foli edhe për jetën e tij profesionale, duke zbuluar edhe një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia, teksa zbuloi se “në depozitat e policise ka 100 tone drogë”.

‘Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajon të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot.’

‘Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!’-thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur. Më tej ai shpjegoi se me një kërkesë të tij, depozitat u spostuan dhe tashmë droga ruhet në një depozitë të policisë dhe më pas digjet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com