Loading...

Përvjetori i vr as jes së Havzi Nelës/ Meta: ‘Litari i xhelatëve,s’do mund kurrë të vr asë demokracinë’

Presidenti Ilir Meta ndan një mesazh me rastin e 32-vjetorit të vrasjes së poetit Havzi Nela.

Kreu i shtetit deklaron se litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vr asë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa.

“Liria më thërret, vd ekja nuk më tund”, vargjet e poezisë së Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzakonshme”, shkruan Meta.

O LIRI, O VD EKJE

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,

Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;

Vd ekja për liri nuk më tremb aspak,

S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vd es?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhi mbset jeta, pse u dashka kursye?

Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?

Pa nji fjalë ngu shllimi, pa nji ditë lumnie,

Unë sk llav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.

Me durim e shpresë nuk due të vd es.

Si jeta dhe vd ekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur va rri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vd  ekja nuk më tund.

Arrën, Nandor 1987

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com