Skulptori dhe pedegogu i njohur i Arteve, Arben Bajo, ndërroi sot jetë tek Infektivi, pasi ishte infektuar me Covid.
Ai për shkak të gjendjes së rëndë u intubua, ndërkohë miqtë e tij bënë apel për ndihmë, pasi i nevojitej gjak A-NEGATIV nga ata që e kishin kaluar sëmundjen.
Lidhur me këtë lajm të trishtë, i revoltuar ka reaguar deputeti Fate Velaj.
Në postimin e tij shkruan se askush nuk e ndihmoi dot.
“ARBEN BAJO nuk është më. Unë nuk e ndihmova dot. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vaçe Zela. Bronxi i saj. Kitara”. Kujtojmë se Bajo krijoi skulpturën e Vaçe Zelës.
“As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”, – shkruan deputeti Velaj, mik me artistin e ndjerë.
/NOA.al