Loading...

Vlorë/ 14-vjeçarja largohet nga banesa, babai me lot në sy: Ju lutem më ndihmoni ta gjej

Një vajzë e moshës 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Vlorë prej tre ditësh

Ajo ka hu mbur kontaktet me familjarët, ndërsa babai i saj në një deklaratë për mediat bën apel që të ndihmojnë në gjetjen e vajzës së tij.

Me lot në sy, ai thotë se për herë të fundit vajza është parë në një hotel në Lushnje ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Babai shprehet se vajza e tij ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.

“Rreth orës 11 e gjysmë të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë”, tha ai.

“Për momentin nuk di asgjë. Unë jam i çorientuar. Ka ikur para tre ditësh. Policia ka shpërndarë fotot por nuk kam asnjë të re”.

” Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet. Argita Liço, 14 vjeçe. Kush ka informacion të kontaktojë në numrin 2020843. Nuk kemi pasur asnjë problem në familje”, mbyll apelin e tij i ati i vajzës së mitur, që rezulton të ketë humbur prej tre ditësh.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com