Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli monitoroi ecurinë e punimeve në projektin që garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri.
Leli tha se “projekti i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës, do të përfundonte në shtator, por ndalesa që i bëri COVID-19 projekteve të çdo lloji, pengoi rrjedhën normale të punimeve”.
“Aktualisht, specialistët më shpjeguan se jemi në fazën e testimit të linjave të reja ndërsa projekti do të jetë i përfunduar brenda dy muajsh”, tha Leli.
Sipas tij, “punë të këtyre përmasave, që përmirësojnë jetën e një komuniteti të gjerë, do të ketë në vazhdimësi”.
Deri tani janë realizuar rreth 34.5 km linjë./atsh