Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë mësuesi i Kuranit në Medresenë e Tiranës, Rrahman Balla.
Balla punoi si arsimtar gjatë periudhës së diktaturës, ndërsa me ardhjen e sistemit pluralist, zhvilloi kurse Kurani në mjediset e Xhamisë së Kokonozit në Pazarin e Ri në Tiranë.
Megjithëse vitet e fundit, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, ai mundohej të ishte në safin e parë të xhamisë, duke thirrur njëkohësisht Ezanin.
Jetëshkrim i shkurtër i Rrahman Ballës:
Ka lindur në Farkë më 13 mars 1935. I kryen studimet fetare të mesme në Medresenë e Tiranës në vitin 1956. Pas Medresesë vazhdon një vit studime në Institutin Pedagogjik të Tiranës për mësuesi dhe në gusht të vitit 1957 jep mësim për herë të parë në Krujë, për të vazhduar më tej në fshatrat Milot e Borizanë. Vazhdon të japë mësim si mësues fillore e i tetëvjeçares në fshatin e vendlindjes në Farkë. Në vitin 1977 zhvillon një kurs specializimi një-vjeçar për biologji dhe ushtron mësuesinë deri në vitin 1990, kohë kur del në pension. Në vitin 1991 e deri më 1993 me rihapjen e Medresesë së Tiranës në anekset e xhamisë së Kokonozit u mëson Kuranin nxënësve të Medresesë. Vazhdon të shërbejë në këtë xhami edhe më pas në tetor të vitit 2000 caktohet si myezin i xhamisë së Kokonozit, duke zëvendësuar myezinin e mëparshëm Haxhi Sula. Ndërron jetë më 4 gusht 2020./newsbomb