Loading...

Historike në futboll, ja cfarë do të ndodh…

Holanda njihet për revolucionin që i ka sjellë ftubollit botëror. Nuk do të jetë çudi që në ekipin e meshkujve të luajnë edhe femra, në një të ardhme.

Kështu, holandezja 19-vjeçare Elen Fokema do të bëhet femra e parë e rritur që merr pjesë në një turne futbolli bashkë me kolegët e saj meshkuj.

Fokema është pjesë e VV Foarut në kategorinë e katërt holandeze dhe ka marrë leje për të luajtur në ekipin e meshkujve, pasi kishte qenë më parë me bashkëmoshatarët e saj, në ekipet e akademisë.

Në Holandë, prej shumë vitesh lejohet që ekipet e akademisë të jenë të përziera.

Fokema është stërvitur që në moshë të vogël përkrah ekipit të djemve. Ajo e ka ndjerë veten fizikisht po aq në formë sa edhe meshkujt, ndaj edhe kjo e drejtë i është njohur edhe nga federata holandeze, që i ka dhënë leje klubit për aktivizimin e saj.

“Është fantastike të mund të vazhdoj të luaj në këtë ekip. Luaj me këta djem që kur jam 5 vjeçe dhe do të më vinte keq që të mos isha përkrah tyre në vitin tjetër. Do të jetë një sfidë. Ia kërkova klubit dhe bashkë me Federatën u mor ky vendim”, tha ajo, pas vendimit.

Dihet që futbolli i femrave është shumë i zhvilluar në Holandë, ashtu si edhe në Europë, por luhet veçmas atij të meshkujve, sikurse ndodh me të gjitha sportet masive si volejbolli apo basketbolli.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com