Një aksident i rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Raportohet se një kalimtar është aksidentuar për vdekje te porta e Kalasë, në mes të qytetit të Elbasanit.
Makina që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima ende i paidentifikuar ka humbur jetën, pas përplasjes, pa marrë dot as ndihmë e parë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
/NOA.al