Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë tre automjete.
Në fshatin Murrash mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin A.I., rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 43-vjeçarja Gentiana Isaraj,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”.
Gjithashtu janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /noa.al