Loading...

Dalin fotot e rralla, si mblidhej parlamenti në kohën e Nolit dhe Fishtës.

[sgmb id=”1″]

Jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në një ndërtesë që ekziston edhe sot në Tiranë .

Një dykatëshe e bukur me kolona të larta, e dekoruar me flamurin kombëtar dhe një tabelë ku shkruhej “Parlamenti”. Në brendësi siç edhe shihet në fotot e marra nga arkivi gjerman, një sallë modeste.

Në ballë të sallës së seancave një portret i madh i Skëndërbeut. Mure të veshura, tryeza modeste të ndara në dy grupe dhe lozhat funksionale. Ngrohja ishte me sobë. Kjo është pamja e sallës ku janë ulur njerëzit më të ditur të vendit në atë kohë shkruan Mapo.

Për nivelin e tyre e kotë të flitet, mjafto të kujtosh vetëm dy emra: Gjergj Fishta e Fan Noli, që sigurisht kanë patur plot “konkurentë”, patriotë, të ditur e të mirëshkolluar.

Ndërtesa e Parlamentit të dikurshëm sot është Teatër Kukullash. Pas një urrejtje patologjike për “baballarët” e parë të Kombit, një mendje djallëzore, gjatë viteve të diktaturës, mori atë vendim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com