Ulni konsumin e kripës– Këshilla e parë e mjekëve për të mposhtur në mënyrë efektive grumbullimin e ujit dhe enjtjen e këmbëve, është që të shmangni konsumimin shumtë të kripës ose thënë ndryshe klorurit të natriumit. Kjo pasi studime të ndryshme kanë treguar se një tepricë e natriumit shkakton mbajtjen e lëngjeve në trup, sepse tërheq molekulat e ujit brenda qelizave. Kështu që është mirë të konsumoni kripë në sasi të moderuar në kuzhinë. Po ashtu shmangni konsumin e salçiçeve, ushqimeve të përpunuara dhe ushqimet e konservuara.
Rritni konsumimin e magnezit– Për të shmangur enjtjen e këmbëve, është thelbësore që të merrni sa më shumë magnez nëpërmjet ushqimit. Këshillohet marrja mesatarisht e 200 mg magnez në ditë. Ndër ushqimet më të këshilluara janë spinaqi, bizelet dhe arrat.
Shtoni konsumin e vitaminës B6– Përveç magnezit, rekomandohet edhe marrja e vitaminës B6: një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në shumë ushqime. Vitamina B6 gjendet në ushqime të tilla si bananet, patatet, mishi dhe arrat.
Konsumoni ushqime të pasura me potas– Edhe një mineral si potasi është i dobishëm për trupin tonë, pasi promovon uljen e niveleve të natriumit në gjak dhe stimulon rritjen e vëllimit të urinës. Në këtë mënyrë, minerali ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të qelizave dhe lufton hipertensionin, shkruan noa.al. Potasi gjendet kryesisht te lakra e Brukselit, patatet, panxhari, kajsitë dhe bananet.
Shmangni sheqernat e rafinuara– Sheqeri është i dëmshëm jo vetëm për linjat trupore, por edhe për shëndetin. Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë përgjegjëse për diabetin dhe mbipeshën. Përveç kësaj, sheqeri i tepërt shkakton një rritje të nivelit të insulinës, e cila nga ana tjetër shkakton mbajtjen e natriumit. Kështu natriumi shkakton tërheqjen e molekulave të ujit nga qelizat e trupit. Kësisoj duhet reduktuar konsumi i sheqerit, ëmbëlsirave dhe produkteve që rrjedhin nga mielli i bardhë. /noa.al