Loading...

Punëtori bie nga pallati ku punonte

Një punëtor ka mbetur i plagosur, pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com