Kryeministri i Kosovës është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë publik vetë kreu i Qeverisë, i cili ka shkruar një status në Facebook.
“Të nderuar,
Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.
Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.
Avdullahu”, shkruan Hoti në rrjetin social.
Ai do t’i nënshtrohet karantinimit për 14 ditë, sipas protokolleve mjekësore. noa.al/