Loading...

OBSH-ja parashikon një epidemi shumë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e mbledhur dje në Gjenevë, parashikoi se pandemia e koronavirusit të ri do të ishte shumë e gjatë.

“Komiteti i Emergjencave të organizatës nënvizoi se kohëzgjatja e pandemisë do të ishte shumë e gjatë”, theksoi OBSH në një komunikatë.

“OBSH-ja vazhdon të theksojë se rreziku i shfaqur nga COVID-19 është shumë i lartë”, shtoi komunikata.

“Komiteti i Emergjencës, i përbërë nga 18 anëtarë dhe 12 këshilltarë, nënvizoi rëndësinë e një përgjigjeje që duhet të jetë kombëtare, rajonale dhe globale përballë pandemisë.

Koronavirusi ka infektuar të paktën 17,6 milionë persona në botë dhe ka shkaktuar më shumë se 680 000 të vdekur, sipas burimeve zyrtare.

Komiteti i urgjencës i bëri thirrje OBSH-së të sigurojë për të gjitha vendet udhëzime pragmatike mbi mënyrën se si t’i përgjigjen pandemisë, për të zvogëluar rrezikun që përgjigjet ndaj epidemisë nuk e dobësojnë, në kontekstin presioneve socio-ekonomike.

Komiteti rekomandon gjithashtu që OBSH të përshpejtojë studimet për pikat akoma të panjohura të virusit, veçanërisht origjinën e tij shtazore dhe mjetet e tij të mundshme të përhapjes nga kafshët.

Ai kërkon gjithashtu që të jenë të qarta pika të tilla si mënyrat e transmetimit të virusit, mutacionet e tij të mundshme, imunitetin dhe korrelatat e mbrojtjes të sqarohen.

“Kjo pandemi është një krizë shëndetësore që shihet vetëm një herë në shekull dhe efektet do të ndjehen për dekada në të ardhmen”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com