Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Tirane ku nje i ri eshte hedhur nga lartesia duke tentuar vetevrasjen nderkohe qe eshte derguar ne spital ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.