Është përcjellë pak momente më parë për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Për shkak të pandemisë një numër i kufizuar njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Vetëm të afërmit dhe miqtë më të ngushtë dhe pak makina e shoqëruan të ëmën e kryeministrit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi iu drejtuan me një mesazh miqve dhe të afërmve duke kërkuar mirëkuptimin e tyre, për të mos qenë të pranishëm në përcjelljen për në banesën e fundit të Aneta Ramës, për shkak të situatës nga Covid-19.
Aneta do të prehet në varresat e Sharrës.
Aneta Rama ndërroi jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.
/NOA.al