Loading...

DVP Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë si edhe ka proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshmë penale, shtetasit…

[sgmb id=”1″]

DVP Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë si edhe ka proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshmë penale, shtetasit e mëposhtëm :

Lentin.L., 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është ndaluar nga policia pasi ka qënë i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 20 dite burg, nga Gjykata e Sarandës për veprën penale,

”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.

Hamit.S.,69 vjeç, banues në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë, në aksin Gajdar-Delivinë, duke drejtuar mjetin motorr pa leje drejtimi dhe nën efektin e pijeve alkoolike.

P.Ç., 54 vjeç., banues në Vlorë.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të tij pasi rezulton si autor i kultivimit të 37 bimëvë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Lapardha.

M.B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi i mësipërm pasi është konstatuar nga shërbimet policore duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartëpërmëndur për procedura të mëtejshme hetimore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com