Loading...

27-vjeçari ndërron jetë nga Covid-19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Një djal i ri 27-vjeçar ka ndërruar jetë, si pasojë e Covid-19. Lajmin e bën me dije kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një shënimi në facebook.

Kastrati nuk gjen fjalët për të përshkruar dhimbjen e madhe, teksa shprehet se të gjithë duhet të bëjnë kujdes, pasi virusi i zi nuk fal.

Ai i bën apel të gjithëve që të respektojnë masat, ndërsa shton se të gjithë jemi ushtarë të kësaj lufte të përbashkët.

Statusi i Qëndron Kastratit
Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur.

Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit.

Secili prej nesh jemi ushtare ne luften e perbashket kunder ketij virusi. Sonte e humbem nje beteje, por luften duhet ta fitojme!

Ju lutem shumë, mbajeni distancën; mos folni për dore; dhe mbajeni hi

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com