Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anti-civid, teksa shprehet i sigurtë se nëse kjo ndodh, atëherë fitorja me këtë virus do të jetë me e shpejtë.
Me një shënim të gjatë në facebook, Brataj u bën thirrje personave të prekur nga koronavirusi, apo atyre që kanë shenja të sëmundjes, të mos dalin nga shtëpia, pasi janë burim infeksioni dhe të telefonojnë 127.
Sipas Brataj, është momenti që shqiptarët të ndërgjegjësohen dhe se së bashku me bluzat e bardha do e fitojmë këtë betejë.
Postimi i plotë:
Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!
Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!
Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!
Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!
Të zgjedhësh të fitosh jetën!
Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës me këtë virus!
Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.
Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që kërkon ndihmë mjeksore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që nuk je në asnjë nga situacionet e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!
Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperatur, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!
Qytetarë shqipëtar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.
Ruaj distën 1.5 metra
Zbato rregullat e higjenës
Mos lejo të shkelen këto rregulla!
Pa ty nuk do ja dalim!
Së bashku do ja dalim!