Loading...

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend. Në postimin e tij, Meta shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend. Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë. Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë! SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan presidenti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com