Loading...

Nisin dorëheqjet në Akademinë e Shkencave!

[sgmb id=”1″]

Dy ditë pas zgjedhjes si zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave, nënkryetari, i cili më herët mbante edhe postin e kreut të këtij institucioni, shkruan se janë arsyet personale ato që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi, duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga ky post.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel, Korkuti i qëndroi variantit zyrtar, duke përsëritur se dorëheqja e tij lidhet me arsye personale.

Ndërsa në Akademinë e Shkencave është njoftuar se të hënën e 11 shtatorit do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për ngritjen e Komisionit të Akademikëve për diskutimin e të gjitha çështjeve të reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negociimi nga Asambleja e Akademikëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com