Loading...

Mjeku i njohur : Ja çfarë ndodh me moshat e reja

I ftuari i sotëm në rubrikën Abc e Shëndetit ka qenë doktori i spitalit Infektiv Edmond Puca, i cili ka folur lidhur me situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri.

Ai është shprehur se rritja e rasteve të infektuara erdhi, pasi qytetarët nuk u ndërrgjegjësuan nga karantina.

Sipas Pucës, virusin nuk kemi pse ta kemi frikë, por duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë.

“Aktualisht është një situatë serioze e sistemit shëndetësor. Që nga ardhja e koronavirusit në Shqipëri në muajin mars, Shqipëria bëri një nga karantinat më të mira, e cila është shembull për tu infektuar në aspektin e sëmundjeve infektive. Ne menduam që virusi do të mbyllte ciklin e tij dhe do të largohej. Mirëpo ndodhi e kundërta, ky virus u tregua shumë më shumë inteligjent sesa mjekësia jonë.

Aktualisht numri i rasteve në Shqipëri është një trend, që ka pasur rritje kohët e fundit. Ashtu siç e thash mëpërpara, ne bëmë një karantinë që ishte për tu marr shembull, flas në aspektin mjekësor, se në aspektin ekonomik janë për tu vlerësuar nga persona të tjerë. Por ama ne nuk arritëm dot të ndërgjegjësohemi për këtë semundje. Njërëzit nuk janë akoma të ndërgjegjësuar, madje ka nga ata që janë edhe menefregistë. Kanë një moskokëçarje, mua nuk më gjen gjë, unë jam i fortë, nuk kam gjë. Ky është një virus që ne nuk kemi pse të kemi frikë, por ne duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë”, tha doktori.

Ndërkohë më tej, ai shtoi se personat në spital vijnë kryesisht në varësi të moshave.

“Përgjithësisht moshat e reja nga 40 deri 60 vijnë në ditën e pestë ose në të shtatë. Por edhe nga ata që vijnë akoma edhe më mbrapa. Një pjesë e mirë e përballojnë ose nuk kanë shenja të shumta klinike”, theksoi Puca.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com