Loading...

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar për herë të parë dosjen e Profesor Eqrem Çabej i cili u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë.

AIDSSH në kuadër të kurimit të së shkuarës nga regjimi komunist vazhdojnë të publikojë dosjet e Sigurimit të Shteti të figurave të larta të politikës, shkencës, letërsisë dhe artit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e regjimit.

“Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm tek elita e vjetër, pa parti, e shkolluar jashtë, që vinte nga familjet e mëdha dhe që nuk mund të pranonte një regjim që më së pari, u merrte lirinë”, shprehet AIDSSH.

Po ashtu, AIDSSH shton se “të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit, si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike. Dosja formulare nr. 2383 e Eqrem Çabejt, që tregon përndjekjen ndaj tij nga viti 1952 deri më 1980, u arkivua disa muaj pas vdekjes, në janar të 1981, me vlerë historike”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com