Loading...

Qeveria shqiptare vëmendje të shtuar për shqiptarët në rajon

“ Qeveria shqiptare ka treguar në vijm një vëmendje dhe një përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon”, tha sot Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në përgjigje të interpelancës me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti i opozitës, Kostaq Papa u përgjigj ministrja Spiropali e cila tha se kërkesa për interpelancë vjen në një moment shumë të rëndësishëm në rajon, jo vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të zhvilluara në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, por dhe atyre që do të zhvillohen në Mal të Zi në gusht”.

“Me kënaqësi konstatojmë se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut rezultuan historike për faktorin politik shqiptar, besojmë shumë se pavarësish rreshtimit politik, deputetët dhe partitë politike shqiptare do ndikojnë ndjeshëm në avancimin e drejtave si dhe fuqizimin politik, ekonomik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si shoqëri shtetformuese”, tha ajo.

Në vijim, Spiropali tha se “për zgjedhje në Serbi ndërmjetësimi nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme mundësoi një marrëveshje parazgjedhore për unifikimin e për herë të parë daljen me një listë të përbashkët të shqiptarëve në Serbi, duke siguruar në këtë mënyrë maksimizimin e faktorit politik dhe fillimin e një raporti të ri mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe autoriteteve serbe. Uroj që këto rezultate të nxisin dhe të inkurajojnë frymën e mirë të besimit në arritjen e një marrëveshje parazgjedhore dhe për faktorin politik shqiptarë në Mal të Zi”.

Po ashtu, Spiropali theksoi se qeveria shqiptare ka treguar në vijim një vëmendje dhe një përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon, aspak paternaliste, por në përgjigje të pritshmërive të mëdha të bashkëkombësve të cilët jetojnë dhe punojnë në trojet e tyre jashtë kufijve të shteti amë.

“Kemi ngritur zërin për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe kemi adresuar dhe vijojmë të adresojmë problematika në respektimin e tyre nga këto vende në të gjitha vendet në forumet ndërkombëtare më të rëndësishme si OSBE dhe Këshilli i Europës”, tha ajo. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com