[sgmb id=”1″]
Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut të martën paralajmëroi se vendi i tij është i gatshëm t’i dërgojë SHBA-ve “më shumë paketa dhuratash” , ndërsa fuqitë botërore u përpoqën të japin përgjigje ndaj testit të fundit të armëve bërthamore të Phenianit.
Han Tae Song, ambasador në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, konfirmoi se Koreja e Veriut kishte kryer me sukses testin e gjashtë dhe më të madh të bombës bërthamore të dielën.
“Masat e fundit të vetë-mbrojtjes nga vendi im, DPRK, janë një paketë dhuratë drejtuar askujt tjetër përveç SHBA-ve,” tha Han.
“Shtetet e Bashkuara do të marrin më shumë paketa dhurata sh… përderisa mbështetet në provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi DPRK-në,” shtoi ai.