[sgmb id=”1″]
Gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe fibra dhe është ideal për vegjetarianët që të marrin proteinat e nevojshme.
Përveç kësaj, nëse lloji i gjalpit të kikirikut bëhet vet nga kikiriku pa shtesa të tjera, nga ky ushqim mund të përfitoni edhe vitaminën B niancin, hekurin, kaliumin dhe vitaminën E.
Kikiriku i cili bën pjesë në grupin e frutave të thata, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit, ndërsa nëse nuk përmban krip apo sheqer është ideal për diabetikët.