Ditën e sotme janë raportuar tre fëmijë të zhdukur në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i tyre
Bëhet e ditur se djali është 13 vjeç ndërsa motrat janë të moshës 12 vjeçare.
Për zhdukjen e tyre janë shpërndarë fotografi edhe nëpër rrjetet sociale, por, policia ka konfirmuar se fëmijët sapo janë gjetur.
“Në orën 14: 00 një prind nga Bardhoshi i ka lajmëruar tre fëmijët e tij të zhdukur. Para pesë minutash janë gjetë, për me pa se ku kanë qenë dhe pse s’kanë qenë nga mëngjesi në shtëpinë e tyre, ata janë duke u dërguar në stacionin policor për intervistim”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.