[sgmb id=”1″]
Tre ditë pas seancës konstituive të parlamentit të ri, kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime të Lapsi.al thonë se qëllimi i vizitës është sesioni i radhës së punimeve të OKB-së.
Kësaj here Shqipëria do të përfaqësohet me Kryeministrin, ndërsa një vit më parë stafeta i përkiste Presidentit të vendit.
Për momentin nuk ka detaje të tjera rreth kësaj vizite apo takimeve të mundshme që Rama do të zhvillojë. Mbetet për t’u parë gjithashtu nëse Kryeministri do të jetë i veshur me atlete sic e kemi parë shpesh kohët e fundit nëpër takime ndërkombëtare, apo të respektojë protokollin.