Loading...

Itali-Asnjë viktimë nga Covid-19 në Lombardi

Asnjë vdekje nga koronavirus nuk u regjistrua në Lombardi, një fenomen që nuk ndodhte që nga 22 shkurti, kur Giovanna Carminati, viktima e parë lombarde, vdiq në moshën 77-vjeçare në Casalpusterlengo.

Me 7 039 testime të kryera, janë regjistruar 33 pozitive, nga të cilat 13 pas testeve serologjike.

Pacientët e kujdesit intensiv mbeten 22, në të njëjtin numër si dje, ndërsa 148 janë në reparte të tjera.

Në mesin e të rezultuarve pozitivë të rinj, 7 u regjistruan në Bergamo dhe Milano dhe 6 në Breshia.

Asnjë rast në Leko, Lodi, Mantua dhe Sondrio./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com