[sgmb id=”1″]
Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një makinë ka përplasur për vdekje një person, teksa ky i fundit po kalonte në anën tjetër të rrugës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, Lushnje, afër rotondos së Kolonjës, ku është aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, i cili ishte duke ecur në këmbë.
Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.