Loading...

“Shqipëria e bukur”/ Çajupi, destinacion i turizmit malor

Mali i Çajupit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit dhe 25 km larg Gjirokastrës, është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik në të gjitha stinët e vitit.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” publikoi sot fotografi nga mali i Çajupit, duke ftuar të apasionuarit pas turizmit malor të vizitojnë këtë zonë.

Bukuritë turistike të Çajupit dhe Lunxhërisë i kanë dhënë një nxitje të madhe turizmit malor dhe etno-kulturor.

Qafa e Çajupit është një belvedere ku mund të shohësh dy pamje mahnitëse, në njërën anë nga lindja, Fusha e Çajupit dhe nga perëndimi, Lugina e Drinos me hiret e saj. Të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës po zbulojnë gradualisht një destinacion për hiking dhe hipizëm. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com