Loading...

Shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikën kur bëhen nervoz.

[sgmb id=”1″]

Mund t’ju ketë ndodhur dje, sot, para pesë minutash ose dhe tani që po lexoni këtë artikull. Është e vetmja gjë që nuk mund ta planifikoni dot, e vetmja gjë nuk e shmangni sado të përpiqeni. Po flasim për shpërthimet e inatit, për ato momente të errëta ku secili prej nesh del nga vetja duke nxjerrë anën e tij më të keqe, anën që nuk do të donte t’ia njihte askush. Disa thyejnë pjata, të tjerë përplasin dyer, kurse më të përmbajturit hanë thonjtë. Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por katër shenjave të mëposhtme duhet t’u rrini larg në kësi rastesh ndryshe iu piu e zeza. Ja cilat janë ato:

1.Akrepi: Në përgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht nxjerrin thonjtë (që nuk i kanë). Është mirë të mbani larg vetes një akrep të inatosur pasi nuk dihet kurrë si mund të shkojnë gjërat.

2.Luani: Do të ishte e pamundur që në këtë klasifikim të mos mungonte mbreti i zodiakut. I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij të shpërthimit. Në përgjithësi di të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet emocionalisht, por kur shpërthen…shpërthen keq. Nëse dëgjoni që fqinji juaj po thyen disa pjata në korridor, me siguri është i shenjës së luanit.

3.Demi: Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Shquhet për qetësinë dhe racionalitetin e tij tipik, por kjo nuk do të thotë se mund të abuzoni me këto virtyte të tij. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t’u ngulë brirët. Madje s’është nevoja t’i tundni pelerinën e kuqe të toreadorit, demi i inatosur sulmon çfarë t’i dalë përpara.

4.Bricjapi: Është shumë e vështirë që bricjapit t’i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shpërthimet e tij të inatit janë të pakontrolluara. Është shumë i ashpër me gjuhën dhe sulmon pa u menduar dy herë. Lëreni të qetë në momentet e tij të acarimit, në të kundërt do ta keni punën pisk.. aq sa do t’i uroni vetes të mos kishit lindur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com