Loading...

“The last prisoner” i Bujar Alimanit, premierë në Paris në 16 korrik

“The last prisoner” filmi i regjisorit Bujar Alimani i cili prezanton Shqipërinë në çmimet “Oscars 2020” do të shfaqë premierën e tij më 16 korrik në kinema në Paris.

Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se në 22 korrik filmi do të shfaqet për të gjithë.

“Së bashku me një pjesë të grupit të filmit dhe prezencën e ambasadorit shqiptar në Francë, organizohet mbrëmja e filmit “The last prisoner” i regjisorit Bujar Alimani, film i cili prezanton Shqipërinë në çmimet “Oscars 2020”. Një bashkëpunim mes Shqipërisë, Francës dhe Greqisë do të shfaqë premierën e tij më 16 korrik në kinema në Paris dhe me pas në 22 korrik për të gjithë”, tha Margariti./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com