Loading...

OSBE mbështetje në luftën kundër krimit ndaj faunës së egër

Rritja e rasteve të krimeve kundër faunës së egër, teknikalitetet e referimit të rasteve pranë agjencive shtetërore dhe reagimi i këtyre të fundit u diskutuan sot në mbledhjen e dytë të Grupit Konsultativ Kundër Krimit Mjedisor, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe REC Albania.

Grupi Konsultativ, i ngritur me nismën e Prezencës, përbëhet nga 18 anëtarë nga shoqëria civile, bota akademike dhe media.

Prezenca ftoi Josif ShtembariN, shef sektori Kundër Krimeve ndaj Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për t’i shpjeguar Grupit Konsultativ veprimet e policisë kundër krimit mjedisor dhe ndryshimet e fundit në lidhje me kompentencat për krimin mjedisor të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Territorit.

Prezenca e OSBE-së është e angazhuar t’u ofrojë mbështetje autoriteteve shqiptare në trajtimin e krimeve mjedisore nga këndvështrime të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin e shoqërisë civile me botën akademike, rritjen e kapaciteteve të autoriteteve vendore dhe bashkërendimin e autoriteteve ligjzbatuese./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com