Është kënaqësi që presidenca gjermane e radhës e BE-së përkon me përkujtimin në dhjetor të 250-vjetorit të Ludvig van Bethovenit, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel duke folur gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian në Bruksel.
“Simfonia IX më emocionon shumë. Sa herë që e dëgjoj, zbuloj diçka të re në atë muzikë, e cila më godet thellësisht, ashtu siç bën edhe Europa”, theksoi ajo.
”Europa rizbulohet vazhdimisht dhe vazhdon të më befasojë. Shpresoj në mesazhin e muzikës së Bethovenit, idetë e vëllazërimit dhe unitetit mund të na udhëheqin të gjithë në Europë”, shtoi kancelarja./ atsh